Është raportuar se një burrë dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, transmeton Paparaci.
Policia njoftoi se rasti ka ndodhur në fshatin Kravaricë të Gjilanit, të hënën rreth orës 18:30.
Po ashtu u tha se njësitet policore kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe pesë fishekë.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.