Të fundit

Aksionet po vlerësohen si mbulim i mangësive të Speciales

Çështja e bastisjes së banesave private dhe konfiskimi i telefonave për persona që po dyshohen se mund të kenë informata relevante për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë janë konsideruar si mbulim i mangësive të Gjykatës së Specializuar.

Kjo u tha nga analistët të cilët thonë se këto veprime janë zhvendosje e vëmendjes pas dëshmisë së përfaqësuesit të organizatës ndërkombëtare “Human Rights Watch”, Fred Abrahams.

Pohimi i Abrahams se dëshmia e tij është e bazuar në organet qeveritare serbe dhe është e paverifikuar personalisht është komentuar tejet shumë nga opinioni publik.

“Pas çdo debati kritik në opinionin publik në Kosovë, zyra e Prokurorit vepron si një ‘spin doctor’. Ata nuk funksionojnë më si prokurori por si parti politike. Investojnë shumë para në marketing e media, e kanë problem idenë se si duken por jo çka bëjnë si përmbajtje. Pra, ata investojnë në aksione të tilla për ta ndërruar debatin. Më me dëshirë sot flasin për konfiskim e jo për Fred Abrahams”, tha gazetari Artan Behrami.

Publicisti Muhamet Mavraj ka thënë se këto konfiskime dhe bastisje nuk janë metoda të cilat do të sjellin ndonjë rezultat.

“Nuk u ka mbetur rrugë tjetër për kompensim përveçse të krijojnë fushata frikësuese që të tregojnë se janë këtu. Nuk shpien askund këto konfiskimet e telefonave, se në fund të fundit njerëzit mund t’i fshijnë të gjitha. Këta s’janë njerëz që janë të përfshirë e as që do të burgosen”, u shpreh publicisti Muhamet Mavraj.

Ndërkaq avokati Artan Çerkini e ka komentuar çështjen e privatësisë në raport të konfiskimit të telefonave personal të Naip Hasanit dhe vëllait të Salih Mustafës, Arben Mustafa.

“Privatësia është e drejtë relative, ajo edhe mund të cenohet nëse plotësohen kushtet e përcaktuara me ligj. Me marrjen e telefonit jo veç që cenohet privatësia, por edhe i vështirësohet jeta marrë parasysh funksionet që ka telefoni”, ka thënë Çerkini në RTK.

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci