Në orët e hershme të mëngjesit, njësitet speciale të Policisë së Kosovës të shoqëruar me Policinë e EULEX-it kanë bastisur një shtëpi banimi në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Sipas burimeve të Paparacit, shtëpia është e ish-pjesëtarit të UÇK, Behar Berisha, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit, i cili aktualisht gjendet në burgun e Hagës.