Të fundit

Abazi kritikon pushtetin: Është një listë e gjatë e gjërave që as oqeani nuk i mbulon

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, sot gjatë seancës në Kuvend, ka kritikuar pushtetin.

Ai e ka akuzuar kryeministrin dhe kabinetin e tij se po e degradojnë luftën e UÇK-së.

Abazi foli për ardhjen e deputetëve të Listës Serbe në Kuvend, pas 6 muajsh mungesa. Ai tha se askush nuk guxon me bë zë.

Duke përmendur Lojërat Mesdhetare, ai tha se është një listë e gjatë e gjërave që jo Mesdheu por as oqeani nuk i mbulon.

“Shumë kisha dasht me thon fillim të mbarë, por kur del partia në pozitë dhe flet për lojërat mesdhetare që kanë me u mbajt në 2030, tregon që krejt çka është tu dasht me bo është për me tërheq vëmendjen prej Radojqiqit, ka kësi ka edhe kësi, ka edhe Radojqiq edhe koordinim me ata shoktë e juj atje që erdhën e nuk guxoni me bo zo asnjo. Që vinë i marrin paratë e taksapaguesve të Kosovës, ju vazhdoni me pagu rrymën is këta tjerë që kanë qenë në pushtet që 20 vjet dhe nuk guxoni me bo. Ju jeni të njëjtit që ia vazhdoni mandatin EULEX-it, të cilit vazhdojnë me i bastis shtëpitë e veteranëve të UÇK-së, të cilëve makinat ia ka rrotullu dikur VV-ja. Është kryeministër, është ky legjislacion që nënshkruan mandate, që vazhdon degradimi i luftë së UÇK-së, dmth është një listë e gjatë e gjërave që jo Mesdheu por as oqeani nuk i mbulon. Vec duhet me qenë në durim dhe me dëgju”, tha ai.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci