Të fundit

Abati Sava Janjiq: Kurti po përsërit gabimet e Millosheviqit

“Ne nuk ndihemi as të lirë dhe as të sigurt”, shkruan Sava Janjiq, abati i manastirit të Deçanit, në një tekst autorial për Tagespiegel gjerman. Ai akuzon autoritetet e Kosovës se “po inkurajojnë një Kosovë etnikisht të pastër”.

Janjiq ka pretenduar për gazetën e Berlinit Tagespiegel se marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë janë më të tensionuara që nga trazirat e vitit 2004 dhe se ka raportime të vazhdueshme për presionin “që serbët vuajnë nga Policia e Kosovës”, shkruan Deutsche Welle (DW).

“Me ndihmën e saj duket se serbët duhet të detyrohen të dorëzohen, ndërkohë që në të njëjtën kohë nuk merren parasysh kërkesat e SHBA dhe BE-së për de-përshkallëzim – veçanërisht kërkesa për tërheqjen e policisë dhe kryetarëve shqiptarë të komunave nga veriu i Kosovës”, pretendohet në shkrimin e priftit serb, transmeton Paparaci.

Janjiq pretendon se pozita e serbëve u përkeqësua edhe më shumë” me ardhjen e Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij.

“Kjo qeveri duket se dëshiron të nënshtrojë serbët e Kosovës përmes okupimit de fakto. Më kujtohet koha kur mund të bashkëpunonim hapur me institucionet e Kosovës. Por vitet e fundit janë shtuar fjalimet nxitëse, agresiviteti i mediave dhe lajmet e rreme kundër serbëve dhe kishës sonë”, ka pretenduar Janjiq.

“Për momentin, ne vetëm mund të falënderojmë praninë e KFOR-it dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë për minimumin e të drejtave dhe sigurisë. Në të njëjtën kohë, përshkallëzimi i nacionalizmit mbarë shqiptar, i cili po ushqehet nga pushteti aktual në Prishtinë, krah për krah me represionin dhe mosrespektimin e marrëveshjeve, po minon besimin në institucionet e Kosovës që ishte ndërtuar vite më parë”, pretendohet në tekstin e Janjiqit.

Ai gjithashtu ka shkruar se në Prishtinë ekziston dëshira për një “Kosovë etnikisht të pastër” dhe shton se të rinjtë serbë të Kosovës “që nuk duan të jetojnë si qytetarë të dorës së dytë” po radikalizohen.

“Serbët e Kosovës “duan të jetojnë të sigurt dhe në paqe”. Kjo është e vështirë të imagjinohet tani sepse autoritetet e Kosovës duan që besnikërinë ta detyrojnë me polici. Ky ishte pikërisht gabimi i madh i Millosheviqit në vitet e nëntëdhjeta. Kryeministri Kurti duket se po përsërit të njëjtën qasje”, ka shkruar prifti serb./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci