Të fundit

Ndërtimi i stadiumit dhe përfitimet e Ballkanit, Çeku: “Ballkani kampion i përfitimeve”

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku është deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me investimet në fushën e sportit, duke deklaruar se shumë shpejtë Suhareka do të bëhet me stadium të ri.

Në radhët e pyetje parlamentare, ministri Çeku është pyetur rreth planeve për ndërtimin e stadiumit të ri në qytetin e Suharekës, ku deklaroi se janë duke pritur një përgjigje nga Komuna e Suharekës për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e stadiumit.

Ministri Çeku është zotuar se porsa të përcaktohet lokacioni, ministria do të bëjë ndarjen buxhetore për ndërtimin e stadiumit në qytetin e Suharekës.

“Sa i përket stadiumit, Suhareka është e përfshirë në planin e infrastrukturës së futbollit, ku pasi kemi diskutuar me komunën është planifikuar ndërtimi i stadiumit në bashkëpunim me Komunën e Suharekës dhe Federatën e Futbollit të Kosovës. Fillimisht komuna duhet ta sigurojë lokacionin, më pas të hartoj projektin startues dhe qeveria do të ndajë mjetet buxhetore për ndërtimin e stadiumit të Suharekës”, ka deklaruar ministri Çeku.

Lidhur me ndihmën ndaj sportit, ministri Çeku ka deklaruar se mbështetja direkte për sportin ka shënuar rritje për 200 % krahasuar nga viti 2019.

“Mbështetja e ministrisë së sportit në sektorin e sportit nuk ka qenë asnjëherë më e madhe se tani. Mbështetja direkte për sportin është rritur mbi 200 %. Sporti në Kosovë ka përfituar 9.2 milionë në vitin 2022 nga ligji për sponsorizim”, ka thënë Çeku.

Lidhur me ndihmën për kampionin e Kosovës në futboll tash e dy vite, ministri Çeku ka deklaruar se Ballkani është “Kampion i përfitimeve”.

“Ballkani ka qenë kampion i ligjit të sponsorizimit duke përfituar 684 mijë euro gjatë vitit 2022, ky buxhet më pas i ka hapur rrugë Ballkanit që të arrijë sukseset evropiane, meqë rast më pas i dyfishoi të ardhurat. Me anë të sukseseve ndërkombëtare, Ballkani përfitoi mbi 6 milionë euro, ndërsa me transferimin e lojtarëve përfitoi edhe 1 milionë shtesë”, ka deklaruar ministri Çeku.

 

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci