Të fundit

Drejtori i ekipit rumun krahason futbollistët e Kosovës me kifle

Postimi i drejtorit gjeneral të ekipit nga Rumania, FCSB, ka tërhequr vëmendjen në mediumet e këtij shteti. Mihai Stoica që e ka shikuar nga afër duelin mes Rumanisë dhe Kosovës, i cili përfundoi 2:0 me fitoren e vendasve, ka qenë i impresionuar me paraqitjen e lojtarit Olimpiu Morutan.

Morutan u inkuadrua në pjesën e dytë dhe pati driblime të mira në krah dhe ishte rrezik i vazhdueshëm për Kosovën.

Madje, Morutan kontribuoi në të dy golat e Rumanisë që i siguruan fitoren në ndeshjen që u ndërpre për 50 minuta në pjesën e parë për shkak të shpalosjes së mesazhit “Kosova është Serbi”.

Në postimin e tij në Facebook, Stoica ka publikuar fotografinë e dy kifleve me përshkrimin: “këmbët e kosovarëve pas aksionit të Morutanit”.

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci