Të fundit

Mësuesja kryen marrëdhënie intime me nxënësin 12-vjeçar

Një mesuese në Tennessee të Shteteve të Bashkuara akuzohet për përdhunimin e një nxënësi në shtëpinë e saj. Mediat e huaja shkruajnë se abuzimi raportohet të ketë ndodhur në vitin 2021.

38-vjeçarja Alissa Mchommon akuzohet për sjellje të pahijshme seksuale me të mitur. Vënia e saj në pranga erdhi pas denoncimit nga prindërit e djalit i cili studionte në “Challeger Academy”.

Sipas dëshmive, thuhet se mësuesja u ka dërguar disa nxënësve foto të papërshtatshme dhe u ka kërkuar të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Rasti konkret për të cilin ajo është nën hetim ka të bëjë me një 12  vjeçar. Alissës i duhet të paguajë një garanci prej 25 mijë dollarësh që të fitojë lirinë me kusht.

Pritet që ajo të dalë para gjykatës më 13 Tetor, ndërsa dedektivët po merren me mbledhjen e provave.

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci