Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon për të dytën ditë me radhë dëshmia e ish-oficerit britanik, Douglas Young, i cili është dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve. Shqiptarët në Kosovë ai i ka quajtur njerëz me karakter të fortë kombëtar që sipas tij ndjesia e madhe patriotike ishte shumë e dukshme.
Derisa është intervistuar nga mbrojtja e Rexhep Selimit, avokati Geoffrey Roberts, dëshmitari ka thënë se UÇK prezantohej në mënyrën më të mirë të mundshme para ndërkombëtarëve me qëllim që e njëjta të shihej organizatë e fortë me të cilën mund të negociohej.
Sipas dëshmitarit, paraqitja e organizmit të UÇK-së ishte në nivel të ekzagjeruar.
Dëshmitari Young: UÇK të prezantohej në mënyrë më të mirë të mundshme në raport me organizatat ndërkombëtare. Sa më i mirë të ishte organizmi që ata përfaqësonin aq më efektive do të ishin marrëdhëniet e tyre.
Avokati Roberts: A ishte qellim që të inkurajoheshin këto shtete që të rreshtoheshin në anën e UÇK-së?
Dëshmitari Young: Mendoj që marrëdhëniet publike do ishin pjesë e madhe e kësaj qasje sa i takon marrëdhënieve ndërkombëtare në mënyrë të kuptueshme ata dëshironin të shikoheshin si një organizatë me të cilën ti mund të merreshe dhe që mund të negocionin dhe si rezultat që të kishin një zë më të fortë. Mund të them që nga marrëdhëniet e mija të zgjeruara me shqiptarët dhe veteranët e UÇK-së pas luftës ishte pjesërisht për shkak të karakterit kombëtar e psikologjisë kombëtare të tyre që ata dëshironin që forca e tyre të shihej si e nderuar dhe si përfaqësuese e fortë kombëtare nëse mund ta them këtu. Kishin një karakter të fortë kombëtar dhe ndjesi të madhe të lartë patriotike dhe kjo ishte shumë e dukshme.
Dëshmitari ndërkombëtar i cili kishte shërbyer me mision diplomatik në Kosovë, është përgjigjur edhe në pyetjet për 10-shin e UÇK-së.
Avokati Roberts: Në paragrafin 76 të deklaratës suaj, deklaratën që i keni dhënë ZPS-së, ju thoni ‘kam thënë në deklaratën për TPNJ që ndërmjet njerëzve që kemi takuar në Tërpezë kolegu im njohu një person, 10-shin. Nuk e di nëse 10shi ishte person apo departament por sigurisht kjo donte të thoshte diçka për kolegun tim.
Roberts: Ju keni thënë në Tërpezë jeni takuar me disa persona të UÇK-së, përfshirë këtu edhe një zotëri që kishte veshur rroba të zeza dhe kolegu im e njohu si 10-shi, përfaqësuesi i shërbimit të inteligjencës. Në raportin për incidentin në misionin e verifikimit për Kosovën ju përshkruani se kolegu juaj e njohu një person që ishte shefi i operacioneve sekrete të UÇK-së.
Dëshmitari Young: Po, përveç referencës në raportin për ngjarje që unë nuk e kam parë deri kur më është treguar nga ZPS, nuk më kujtohet ta kem parë në atë kohë, ka gabime në të, mbështetur në intervistën time në veçanti me departamentin e ndërlidhjes së Misioni Verifikues të Kosovës. Shprehja që sapo ju përdoret, jo domosdoshmërisht ka ardhur nga unë, ose ndoshta mund të ketë qenë problem keqinterpretimi.
Ai ka thënë se nuk kishte njohuri nëse 10-shi ishte person apo departament.
Dëhsmitari Young: Përfaqësuesi i UÇK-së me të cilin kemi folur në Reti u vet-identifikua, na tha ne që ishte shefi i departamentit të informimit në atë njësit të UÇK-së, kështu u prezantua ai. Mbështetur në përvojën time të mëparshme në Ballkan, nuk e di me të drejtë apo gabimisht, e kam lidhur këtë informacion si person që merret me veprimtari të inteligjencës ky ishte presioni që ishte në Reti. Ndërsa kur shkuam në vizitën ep arë fizike në Tërpezë kemi takuar persona të tjerë.
Avokati Roberts: 10-shi nuk është i përfshirë në raportin tuaj dhe është i përfshirë në fakt në deklaratën tuaj që është pjesë e këtij raporti. Për të qendër e qartë, ju nuk e dini se çfarë është ka qenë 10shi dhe se ka mënyra të ndryshme se si është përshkruar 10shi në deklaratat tuaja, por ashtu ndryshe është pasqyruar në raport, a është kështu?
Dëshmuari Young: Po, termi është përdorur, këtë e mbaj mend, por çfarë do të thoshte 10shi për mua ishte vetëm hamendësim, asgjë tjetër.
Avokati Roberts: Individi i cili në një farë mënrye u lidh me 10-shin nga kolegu i juaj, a mund të ketë qenë në Reti apo Tërpezë?
Dëshmitari Young: Mendoj se është më mirë të them që nuk jam i sigurt, mendoj që ka qenë në Tërpezë, por nuk jam i sigurt kështu që do të jetë e drejt të them që nuk jam i sigurt.
Douglas Young po dëshmon për periudhën e luftës në Kosovë dhe ngjarjet që lidhen me Ymer Xhafiqin që sipas tij ishte mbajtur i ndaluar.
Ai ka thënë se në kërkim të Xhafiqit fillimisht ishte takuar me komandantin e brigadës 124, pastaj me komandant Drinin ku ky i fundit i kishte thënë se nuk ka lidhje me ndalimin për të cilin interesohej dëshmitari.
Këto takime sipas tij i kishin paraparë bisedës me Fatmir Limajn, të cilin ka thënë se fillimisht nuk e kishte njohur.
Ai ka thënë se takimi me Limajn nuk kishte shkuar mirë, meqë sipas tij, ai i kishte thënë se ish-oficeri britanik ka simpati ndaj serbëve.
Dëshmitari ka thënë se para se të largohej nga vendi ku ishin takuar, ai në makinë kishte mësuar se takimi ishte zhvilluar me Fatmir Limajn, atë që njihej si komandant Çeliku.
Ai gjithashtu pranoi se nuk ishte kthyer për të verifikuar identitetin e tij.
Avokati Roberts: Keni thënë që takimi nuk po ecte mirë dhe kolegu juaj ju tha që individi në fjalë ishte Çeliku.
Dëshmitari Young: U ktheva në makinë bashkë me dy kolegët, kolegu nga Misioni Verifikues në Kosovë, që të ju jepja atyre mundësinë të provojnë edhe njëherë sepse kishte mosmarrëveshje mes meje dhe përfaqësuesit të UÇK-së me të cilin po bisedonim, pra në thelb ai më kishte hënë që unë kisha simpati ndaj serbëve, se mbështesja serbët, që kisha përmendur personin e zhdukur e kështu me radhë.
Avokati Roberts: Nuk e dini në çfarë baze e morën këtë informacion që ky person ishte Çeliku?
Dëshmitari Young: Nuk kam dyshuar informacionin asnjëherë por nuk e di në çfarë baze e dinte ai.
Avokati Roberts: Pra nëse kolegu juaj e kishte gabim ju nuk kishit si ta dinit sepse sipas kësaj nuk keni pasur mundësi ta bisedoni këtë më shumë.
Dëshmitari Young: E saktë, unë u bazova në njohurinë e dy kolegëve të mijë përfshirë edhe përkthyesin që kishte përvojë të madhe.
Personin me funksion të lartë në UÇK me të cilin ka thënë se është takuar, dëshmitari ka deklaruar se nuk e ka parë më.
Avokati Roberts: Ka pasur informacione kundërthënëse. Një individ i paidentifikuar me të cilin ishit takuar në Tërpezë, se ky individ pretendohej të ishte nën kontrollin e shtabit të përgjithshëm, por njëjtën kohë shtabi i përgjithshëm mohon që e kishin ata këtë person.
Dëshmitari Young: Kërkojë ndjesë që nuk jam në gjendje ta sqaroj këtë por nuk më kujtohet në cilin moment të ditës apo cilën orë më është thënë kjo. Mendoj që mund t’u ketë thënë MVK-së e cila pastaj më është transmetuar mua.
Pas intervistimit nga mbrojtja e Selimit, në seancë private dëshmitari është përgjigjur edhe në pyetjet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, avokatit Luka Misetiq.
Ndërsa pyetje ka pasur edhe mbrojtja e Kadri Veselit, Ben Emmerson, i cili ka lexuar një dokument në të cilin u tha se dëshmitari e kishte raportuar bisedën me Fatmir Limajn.
Avokati Emmerson: ‘Me këmbënguljen e OSBE-së që do të lejoheshim të shihnim fizikisht të burgosurin, u organizua në vizitë në orën 11 të darkës në të njëjtin vend por i burgosuri nuk erdhi në kohën e caktuar, OSBE u informua se i burgosuri ishte në duart e nivelit të lartë të inteligjencës së UÇK-së dhe OSBE nuk mund të kishte një qasje kaq të shpejt”. Ky është një dokument i një bisede që ju e keni bërë me Famit Limajn?
Dëshmitari Young: Po.
Avokati Emmerson: Dhe është hera e dytë atë ditë që keni qenë në Tërpezë?
Dëshmitari Young: Po.
Avokati Emmerson: Askush nuk ju tha se i burgosuri ishte në duart e autoritetit të lartë të inteligjencës së UÇK-së, apo ua thane?
Dëshmitari Young: Jo, ka mundësi që kolegu të ketë dëgjuar cika që unë nuk e kam dëgjuar, ndonëse janë bërë disa referenca gjatë ditës, kur jemi takuar, personat që u takuam, që lidheshin me shërbimin e inteligjencës Nga unë nuk është thënë, unë nuk kam bërë asnjë deklaratë që ky person ishte në duart e inteligjencës së UÇK-së.
Gjatë kësaj dëshmie, Young gjithashtu ka thënë se ka pasur njohuri se janë zhvilluar biseda në mes të përfaqësuesve të UÇK-së dhe ndërkombëtarëve derisa konfirmoi se e dinte se ato mund të zhvilloheshin edhe jashtë Kosovës.
Dëshmitari i 25 ka shërbyer në kuadër të misionit Vëzhgues Diplomatik të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, pastaj edhe misionit të OSBE-së.
Ai ka thënë se është kthyer në Kosovë edhe pas luftës, kësaj radhe si pjesë e KFOR-it.
Në prezantimin e tij nga prokuroria, është thënë se dëshmitari ka bashkëpunuar me UÇK-në për gjetjen e personave sipas tyre të rrëmbyer nga UCK.
Douglas Young është dëshmitari i tretë ndërkombëtar në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve i cili njësoj si dy të tjerët po dëshmon pa masa mbrojtëse dhe në seancë të hapur për publikun.
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.