Të fundit

Probleme të reja në karate, Gashi pretendon se janë shantazhuar karateistët

Përçarja në Federatën e Karatesë së Kosovës ka shkuar edhe më tej, me kryetarin Avni Gashi, i cili ka pretenduar se kundërshtarët e tij kanë shantazhuar karateistët kosovarë lidhur me pjesëmarrjen në Kampionatin Ballkanik.

Gashi në një deklarim për Paparacin ka bërë të ditur se kundërshtarët e tij kanë hequr listën e karateistëve kosovarë nga regjistri i Kampionatit Ballkanit, ndërsa kanë tentuar që përmes shtantazhit t’i marrin karateistët.

“Ata e kanë hequr totalisht listën, tashmë po tentojnë me shantazhe ti ftojnë sportistët. Në total kanë vetëm gjashtë karateistë, që janë pjesëtarë të klubeve të tyre. Ne tash e sa vite jemi kampionë me këta sportistë, pothuajse në të gjitha gjenerata, por ata kanë vendosur t’i largojnë”, ka thënë Avni Gashi për Paparacin.

Gashi kishte reaguar fillimisht përmes një postimi në Facebook, ku deklaronte se kundërshtarët e tij “bëjnë krimin e radhës duke hequr garuesit nga paraqitja për në “Kampionatin Ballkanik”.

“Pretendonin të udhëheqin kundërligjshëm me karatenë ndërsa përveç përqarjes, pas kidnapimit të sistemit Spordata, bëjnë krimin e radhës duke hequr garuesit nga paraqitja për në “Kampionatin Ballkanik për Senior 22-24 shtator 2022, Tiranë”.
Shantazhi ndaj garuesve nuk kalon. Të njejtit deklarohen se janë “për të mirën e karatesë”?!?!?! JO NUK DO IA DALIN”, thuhej në postimin e Gashit.

Federata e Karatesë së Kosovës ka mbetur në një rrugë pa krye, me dy përfaqësues që pretendojnë se janë kryetarë të federatës.

Avni Gashi, kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës ishte shkarkuar në qershor të këtij viti nga një Kuvend i Jashtëzakonshëm Zgjedhor, që sipas tij është i jashtëligjshëm.

Thirrja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor ishte bërë nga sekretari i FKK-së, Nazmi Gashi, ndërsa për kryetar të Federatës së Karatesë së Kosovës ishte vendosur të jetë Besart Baruti. Në Kuvend e Jashtëzakonshëm Zgjedhor ishin shkarkuar edhe disa funksionarë tjerë.

Pak ditë pas “shkarkimit”, Avni Gashi kishte mbledhur bordin e FKK-së dhe kishte marrë vendim për shkarkimin e sekretarit të FKK-së, Nazmi Gashi, pasi që sipas tij ai ka vepruar kundër statutit të federatës.

Duke parë këto mosmarrëveshje, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit pak ditë më parë ka vendosur ta pezullojë licencën e FKK-së.

Video nga Paradoks

U 'kapën keq' në emision me Gani Gecin, Arben Ahmeti sqaron rastin: "I kërkova falje me qef"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci