Të fundit

Bastisja në shtëpinë e Behar Berishës, flasin nga EULEX-i

Gjatë ditës së sotme është bastisur shtëpia e ish-ushtarit të UÇK-së, Behar Berisha nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e EULEX-it në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

Nga zyra për informimin të EULEX-it për Telegrafin kanë thënë se nuk kanë mandat për të ndërmarr veprime të bastisjeve.

Por sipas tyre, mandati i EULEX-it është i kufizuar vetëm në ofrimin e mbështetjes logjistike dhe operacionale për autoritetet përkatëse gjyqësore dhe hetimore.

“Prej vitit 2018, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) nuk ka mandat për të ndërmarrë veprime që ndërlidhen me procedura gjyqësore si kryerjen e arrestimeve, bastisjeve, konfiskimeve, marrjes në pyetje apo të ndalimin e personave.

Në kuadër të kufizimeve të mandatit aktual të tij për mbështetjen e institucioneve të caktuara të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat evropiane më të mira, për sa i përket këtyre procedurave, mandati i EULEX-it është i kufizuar vetëm në ofrimin e mbështetjes logjistike dhe operacionale për autoritetet përkatëse gjyqësore dhe hetimore”, thuhet në përgjigjen nga zyra për informim të EULEX-it.

Ekipi i Paparacit ndodhet në vendin e ngjarjes.

Bazuar në pamjet e siguruara nga shtëpia e ish-ushtarit të UÇK-së, hetues të Prokurorisë së Specializuar janë parë duke u larguar nga shtëpia, por rreth saj ndodhen ende forca të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës.

Berisha ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit, i cili aktualisht gjendet në burgun e Hagës.

 

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci