Të fundit

Gazetari mahnit parlamentin me trupat e dy alienëve

Gazetari dhe studiuesi meksikan, Jaime Maussan, i specializuar në studimin e jetës së mundshme jashtëtokësore, i mahniti anëtarët e Dhomës së Deputetëve të vendit të tij, gjatë një seance kushtuar fenomenit të UFO-ve, duke paraqitur trupat e dy qenieve të supozuara jonjerëzore.

Mbetjet e fosilizuara të individëve jashtëtokësorë datojnë 1 000 vjet më parë, të gjetura në Peru në vitin 2017, midis provincave Nazca dhe Palpa.

“Këta ekzemplarë nuk janë pjesë e evolucionit tonë tokësor”, tha Maussan sipas TV Azteca, duke specifikuar se ato nuk janë qenie të gjetura pas mbytjes së një objekti fluturues të paidentifikuar, por në një depozitë diatomike ku iu nënshtruan një procesi fosilizimi.

Gjatë fjalimit të tij, ndihmësit e tij hapën dy sarkofagë të vegjël që përmbanin dy trupa të vegjël, të bardhë dhe të mumifikuar, të mbështetur në një bazë kanavacë.

Gazetari, drejtor i revistës “Tercer Milenio” deklaroi se Universiteti i Meksikos kreu analizën e karbonit 14, e cila lejoi një datim rreth 1 000 vjet më parë.

“Këto trupa, sipas testeve do të paraqesin një trashëgimi gjenetike që është të paktën 30% e ndryshme nga ajo e njerëzve, dhe natyra e jashtëzakonshme e fenomenit është se kjo është hera e parë që jeta jashtëtokësore paraqitet në këtë formë”, tha ai.

Për t’u bërë më shumë përshtypje të pranishmëve, një tjetër gazetar që studionte këto fenomene në revistën “Otromundo Comunicaciones”, sipas së cilës në të famshmen peruane ‘Nazca Lines’ “u gjetën joformalisht rreth 20 trupa të qenieve jo-njerëzore, të cilët kanë tre gishta dhe kokë të zgjatur.

“Vjetërsia e tyre shkon nga 700 deri në 1 800 vjet dhe trupat e tyre kanë një gjatësi prej vetëm 60 centimetra”, sipas studimeve shkencore.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci