Të fundit

Loja e Komunës së Bulliqit me konkurse për ta punësuar aktivistin e devotshëm të VV-së që fotografohej me Kurtin

U hap konkursi për Drejtor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Podujevës, por u anulua duke u bërë vetëm një ndryshim. E gjitha kjo dyshohet se u bë që kushtet t’i përshtaten aktivistit të Vetëvendosjes, Bajram Bajgorës, kandidat për këtë pozitë, shkruan Insajderi.

Komuna e Podujevës me datën 1 korrik të këtij viti ka hapur konkurs për Drejtor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë Komunë. Një ndër kushtet për aplikantët në këtë konkurs ishte që të ketë 5 vite përvojë pune nga fusha e menaxhimit dhe zbatimit të mjekësisë familjare. Por, këtu filloi e gjitha, pas 10 ditësh konkursi u anulua me pretekstin se ka gabime teknike.

Pas anulimit, konkursi për Drejtor të QKMF-së në Podujevë, të nesërmen, me datë 11 korrik 2023, u hap sërish, por me një ndryshim.

Kriteri për përvojën e punës në fushën e menaxhimit dhe zbatimit të mjekësisë familjare, është ulur për 2 vite. Tani më, në konkurs thuhej se kandidati që aplikon duhet të ketë 3 vite përvojë pune nga fusha e menaxhimit dhe zbatimit të mjekësisë familjare.

Ndërsa me 7 shtator u mor vendimi për përzgjedhjen e drejtorit të QKMF-së në Podujevë, Bajram Bajgorës.

Duke shtuar dyshimet se arsyeja e ndryshimit të konkursit ishte Bajgora. Pasi që të mund të aplikonte ky i fundit në këtë konkurs duhet të uleshin vitet e përvojës.

Por edhe pse u ul viti i përvojës si kriter, Bajgora sërish nuk e ka plotësuar kushtin prej tri (3) viteve përvojë pune në pozita menaxheriale. Pasi që vetëm nga viti 2022 ishte si Ushtrues Detyre (UD) në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Madje kjo thuhet edhe në Draft Statusin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, në nenin 14, 2.3: Kandidati për Drejtor duhet t’i ketë 5 vite përvojë pune në sistemin shëndetësor publik prej tyre 3 vite përvojë pune në pozita menaxheriale.

Bajram Bajgora, tashmë i zgjedhur në pozitën e Drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, e ka shfaqur hapur simpatinë dhe mbështetjen ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe pushteti të Shpejtim Bulliqit.

Në nëntor të vitit 2021, Bajgora kishte ndarë një postim për fitores e Vetëvendosjes në Podujevë, ku shfaqet përkrahë Kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të kësaj komune Shpejtim Bulliqit.

“Në festën e madhe të fitores me Kryeministër Albinin, Kryetar Shpejtimin, për shpëtimin, ndryshimin dhe zhvillimin e Llapit. Na priftë e mbara!”, kishte shkruar Bajgora, duke e treguar hapur përkrahjen për partinë në pushtet.

Jo vetëm, paraqitjet e Bajgorës përkrahë Shpejtim Bulliqit, nuk kanë munguar edhe gjatë kohës sa ka qenë Ushtrues Detyre në këtë pozitë.

Gazeta Insajderi, kohë më parë ka raportuar lidhur me punësimet familjare në QKMF-në e Podujevës, ku ishte punësuar Fatime Blakqori (mbiemri i vajzërisë) në pozitën infermiere mami në QKMF Podujevë, e cila njëkohësisht është kunata (gruaja e vëllaut) të Bajram Bajgorës.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci