Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka thënë se çështja e furnizimit me libra është dështim i radhës i Qeverisë Kurti.
Në debatin e sotëm parlamentar në Kuvend për këtë çështje, Dumoshi tha se në emër të ruajtjes së parasë publike, ekzekutivi shpenzoi më shumë me subvencionim e librave.
“Çështja e furnizimit me libra është dështim i radhës i kësaj qeverie. Pas një dekade ku një nga gjërat për prindërit dhe mësimdhënësit funksiononte mirë ka qenë furnizimi me tekste shkollore. Kjo qeveri bëri hapa prapa”.
“Në emër të mbrojtjes së parasë publike pasi dështoi të bëjë marrëveshje për çmime, ministrja doli në konferencë dhe tha që ministria nuk mundet me ble librat se shtrenjtë. Vërtet është vështirë me iu kuptua si ka mundësi që MAShT-i s’po ka mundësi t’i blejë librat, kurse prindërit me paret e MAShT-it t’i përballojnë”, tha ajo.