Legjenda e futbollit, Ronaldo Nazario ka pranuar besimin katolik dhe është pagëzuar në moshën 46-vjeçare.
Ai ndau ceremoninë e pagëzimit në rrjetin e tij social, duke shkruar se nuk ishte asnjëherë indiferent ndaj fesë.
“Sot është një ditë shumë e veçantë. Unë jam pagëzuar! Besimi i krishterë ka qenë gjithmonë një pjesë themelore e jetës sime, që kur isha fëmijë, edhe pse nuk u pagëzova,” ka shkruar ai në Instagram.
View this post on Instagram
Ronaldo Luis Nazario de Lima theksoi se ai rinovon angazhimin e tij për të ndjekur rrugën e së mirës, me vullnetin e tij të lirë, duke besuar në dashurinë dhe solidaritetin e Jezusit.
“Me sakramentin e pagëzimit, ndihem vërtetë i rilindur si një fëmijë i Zotit, në një mënyrë të re, më të ndërgjegjshme dhe të thellë”, shpjegoi ish-lojtari i Real Madridit dhe Barcelonës.
Pagëzimi është i pari nga shtatë sakramentet e krishterimi dhe në qershor të vitit të kaluar Ronaldo bëri një hap drejt besimit katolik duke përmbushur premtimin e tij.