Të fundit

Bastisja tetë orëshe: Çfarë ndodhi në shtëpinë e ish-pjesëtarit të UÇK-së?

Pjesëtarë të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuara të Kosovës, pas orës 15:00 e kanë përfunduar bastisjen në shtëpinë e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Behar Berisha.

Bastisja në shtëpinë e Berishës kishte filluar sot pas orës 07:00, në një shtëpi banimi në Kodër të Trimave në Prishtinë, ku prezent ishte edhe ekipi i Paparacit.

Policia e Kosovës asistoi në këtë bastisje të zyrtarëve specialë. Ende nuk dihen arsyet për këtë aksion të Speciales. Po ashtu, nuk dihet se çfarë është bastisur nga shtëpia e Berishës, me EULEX-in që ka thënë se nuk kanë mandat për të ndërmarr veprime të bastisjeve.

Sipas tyre, mandati i EULEX-it është i kufizuar vetëm në ofrimin e mbështetjes logjistike dhe operacionale për autoritetet përkatëse gjyqësore dhe hetimore.

“Prej vitit 2018, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) nuk ka mandat për të ndërmarrë veprime që ndërlidhen me procedura gjyqësore si kryerjen e arrestimeve, bastisjeve, konfiskimeve, marrjes në pyetje apo të ndalimin e personave”.

“Në kuadër të kufizimeve të mandatit aktual të tij për mbështetjen e institucioneve të caktuara të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat evropiane më të mira, për sa i përket këtyre procedurave, mandati i EULEX-it është i kufizuar vetëm në ofrimin e mbështetjes logjistike dhe operacionale për autoritetet përkatëse gjyqësore dhe hetimore”, thuhet në një përgjigje për media të enjten nga zyra për informim e EULEX-it.

Megjithatë, Berisha, ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit, i cili është i dënuar nga Gjykata Speciale, me 26 vjet burgim për krime lufte.

Gjithashtu, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka deklaruar të enjten se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i janë duke i shqetësuar familjet e ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Klinaku ka shkruar në Facebook se duke pasur parasysh këtë, “ne thërrasim protestë kundër ZPS-së dhe EULEX-it, te selia e tyre në Fushë Kosovë, nesër me datë 15 shtator 2023, ora 12:00”.

Përndryshe të martën, zyrtarë të EULEX-it – me urdhër të Prokurorisë së Hagës – ia kanë konfiskuar telefonin Arben Mustafës, vëllait të Calit.

EULEX-i po ashtu ua ka sekuestruar telefonat personalë edhe ish-komandantit të UÇK-së, Rrustem Mustafa – Remi, ish-deputetit të PDK-së, Nait Hasani, si dhe ka bastisur shtëpinë e heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu.

Më poshtë mund t’i gjeni edhe pamjet e bastisjes së sotme në shtëpinë e Berishës:

Bastisja në shtëpinë e Behar Berishës
Bastisja në shtëpinë e Behar Berishës

 

Bastisja në shtëpinë e Behar Berishës
Bastisja në shtëpinë e Behar Berishës
Bastisja në shtëpinë e Behar Berishës
Bastisja në shtëpinë e Behar Berishës
Bastisja në shtëpinë e Behar Berishës
Bastisja në shtëpinë e Behar Berishës
Bastisja në shtëpinë e Behar Berishës
Bastisja në shtëpinë e Behar Berishës
Bastisja në shtëpinë e Behar Berishës
Bastisja në shtëpinë e Behar Berishës
Bastisja në shtëpinë e Behar Berishës
Bastisja në shtëpinë e Behar Berishës
Shtëpia e Behar Berishës, Prishtinë
Shtëpia e Behar Berishës, Prishtinë

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci