Të fundit

Digjet një ndërtesë e sapopërfunduar në Gjakovë

Një ndërtesë e sapopërfunduar në rrugën “Dëshmorët e Lirisë” në Gjakovë, është djegur tërësisht nga zjarri, që përfshiu edhe disa shtëpi banimi përreth saj, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, por fatmirësisht pa të lënduar.

Njësitet policore dhe ekipet emergjente nga Brigada e Zjarrfikësve në Gjakovë me të marrë informacionin kanë arritur në vendin e ngjarjes, ndërsa falë intervenimit të tyre është bërë evakuimi i banorëve përreth, si dhe janë shpëtuar dhjetëra shtëpi të tjera në lagjen “Dervish Dana”.

Edhe paniku nga përhapja e zjarrit në mesin e banorëve aty, ka qenë shumë i madh.

E sipas banorëve të lagjes, falë intervenimit me kohë të djemve të Brigadës së Zjarrfikësve, janë evituar pasojat të cilat sot ka mundur të jenë jashtëzakonisht të mëdha.

Në vendin e ngjarjes po ashtu janë parë edhe ekipe të KEDS-it dhe autoambulanca në gjendje gatishmërie.

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci