Të fundit

34 vjet burgim dhe 22 mijë euro gjobë ndaj 14 të pandehurve për kontrabandim me migrantë

Gjykata Themelore në Gjakovë, përmes një komunikate për media ka njoftuar se është shpalluar aktgjykimi dënues ndaj 14 të pandehurve S.S., B.P., T.F., H.K., B.E., A.I., V.N., I.S., shtetas të Republikës së Kosovës, Sh.Xh., H.A.M., H.D., R.A., shtetas të Republikës së Irakut, M.K., dhe I.Sh. shtetas të Republikës Arabe Siriane.

Në komunikatë thuhet se të njëjtit akuzoheshin për “Kontrabandim me migrantë”.

Të njëjtit janë shpallur fajtorë dhe iu është shqiptuar dënimi secilit, ku S.S., është dënuar me 5 vjet burgim dhe 2000 euro gjobë; B.P., 4 vjet e 8 muaj burgim dhe 2000 euro gjobë; Sh.Xh., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; H.A.M., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; H.D., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; R.A., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; M.K., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; I.Sh., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; T.F., 1 vjet e 5 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë; H.K., 10 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë; B.E., 1 vit e 6 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë; A.I., 1 vit burgim dhe 1500 euro gjobë; V.N., 10 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë; I.S., 10 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë.

“Të pandehurit akuzoheshin se në periudha të ndryshme të vitit 2020 dhe 2021 kanë organizuar kontrabandimin e migrantëve – shtetas të huaj sirianë, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejte të dobisë pasurore nga hyrja e paligjshme në Republikën e Kosovës, i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës, ashtu që kanë organizuar automjete për në pikën kufitare në Jarinje duke i mundësuar kalimin e kundërligjshëm të kufirit Kosovë-Serbi”, thuhet në komunikatë.

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci