Të fundit

Borrell tha nuk e pranoi propozimin e BE-së, Kurti: Nuk ka pasur, Kosova ka qenë e vetmja me propozim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka bërë propozim sot në dialog, përkundër deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë Joseph Borrell i cili tha se Kurti nuk e ka pranuar propozimin e Bashkimit Evropian.

Ai tha se Kosova ka qenë pala e vetme me propozim konkret në këtë takim, shkruan Paparaci.com.

“Së pari, nuk ka propozim të Beogradit, ka dokument kushtëzues. Nuk mund të ketë kompromis midis propozimit dhe kushtëzimit dhe e fundit e që është e para, sot dokument të shkruar me propozim konkret ka sjellur vetëm Republika e Kosovës përmes meje. As pala serbe e as Bashkimi Evropian.”, tha Kurti.

Ai është shprehur se BE-ja nuk është aty për të dhënë propozime, por për t’u siguruar që propozimet e palëve janë brenda kornizave të BE-së.

“Shikoni, BE-ja është aty për t’u siguruar që propozimet e palëve janë përbrenda frymës dhe formës së Bashkimit Evropian, Evropës, pra ata nuk bëjnë propozime, ata kujdesen që propozimet e palëve janë të tilla që nuk tejkalojnë kornizën evropiane. Pala serbe nuk ka sjellë propozim, por e ka sjellë një kushtëzim dhe midis propozimit dhe kushtëzimit nuk mund të ketë mesatare aritmetike.”, tha Kurti. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci