Të fundit

Pas takimit në Bruksel, Çitaku-Kurtit: Ke pranuar marrëveshje me mosnjohje e Asociacion në qendër

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku nëpërmjet një postimi në Facebook ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti pas takimit të sotëm në Bruksel. Ajo ka thënë se Kurti ka pranuar marrëveshje e cila në krye e ka mosnjohjen dhe në qendër asociacionin dhe potencialisht “autonominë politike” të serbëve.

Ajo ka thënë se Kosova do ta paguaj rëndë barrën e dështimit të procësit, shkruan Paparaci.com.

“Arroganca e frazeologjia boshe e populliste nuk pinë ujë as në Bruksel e as në Washington.”, ka thënë Çitaku.

Ky është postimi i saj:

Kryeministër,
Ju në Ohër e keni pranuar një marrëveshje e cila në krye e ka mosnjohjen reciproke, e në qendër jo vetëm asociacionin, por edhe potencialisht autonominë politike.
E sa për njohje de facto, ai realitet ekziston shumë kohë para jush.
Sidoqoftë, një situatë si kjo sot, ku barrën e dështimit të procesit, sipas ndërmjetësve, e merr Kosova, do ta paguajmë rëndë.
Arroganca e frazeologjia boshe e populliste nuk pinë ujë as në Bruksel e as në Washington.
E Serbia është po ajo që ka qenë gjithmonë. Si në Rambuje, njejtë edhe në Vienë më vonë, e tash në Bruksel.
Po fati i Serbisë nuk është brenga jonë. A duan të hyjnë ata në BE a jo, është zgjedhje e tyre.
Ne duhet të brengosemi për të ardhmen evropiane të vendit tonë. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci