Të fundit

Çfarë propozoi Borrell për të cilën tha se: “Vuçiq e pranoi, por Kurti jo”

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme Josep Borrell ka treguar sot propozimin e Bashkimit Evropian për Kosovën dhe Serbinë për të çuar përpara implementimin e marrëveshjes së Brukselit. Ai në konferencë për media ka bërë të ditura qëndrimet e të dy palëve dhe “rrugën” e BE-së për të dalë nga situata.

Borrell ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti donte fillimisht normalizimin politik, ndërsa Serbia dëshironte të fillojë me themelimin e Asociacionit, ndërsa BE kishte propozuar që kjo të bëhet paralelisht, pra normalizimi politik dhe themelimi i Asociacionit njëkohësisht, shkruan Paparaci.com.

“Të dy palët filluan nga skajet e kundërta. Kryeministri Kurti donte fillimisht aspektet politike të normalizimit, ndërsa Serbia dëshironte të fillojë me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë para se të angazhohet në obligimet e saj. Kjo është arsyeja pse ne propozuam atë që ne e shohim si të vetmin kompromis të mundshëm sot – një proces që do t’i lejonte këto të dyja të ecin paralelisht. [Në vend që të punojmë] së pari me njërën, [ose] tjetrën së pari, le të punojmë paralelisht. Ky është kompromisi më i mirë që mund të ofrojmë.”, tha Borrell.

Sipas tij, kjo do të siguronte që parimet thelbësore – do të thotë që duhet të bësh diçka për të marrë diçka – janë përmbushur.

“Bashkimi Evropian dhe komuniteti më i gjerë ndërkombëtar, përfshirë partnerët tanë amerikanë, e shohin këtë si të vetmen mënyrë reale që mund të funksionojë zbatimi. Të dyja palët duhet të kenë garanci se veprimet e tyre shpërblehen me kundërveprime nga pala tjetër. Kjo është mënyra se si ne kërkojmë një pikë ekuilibri në një negociatë.”, tha Borrell.

Ai tha se pas një takimi të gjatë, “kryeministri Kurti nuk ishte i gatshëm për të ecur përpara dhe për të filluar një proces në të besueshëm drejt themelimit të Asociacionit/Bashkësisë. Ai insistoi në vend të kësaj në formalizimin e njohjes de facto si hapin e parë.”.

“Mund të them se presidenti Vuçiq e pranoi propozimin e Bashkimit Evropian për zbatimin e Marrëveshjes. Ai erdhi me një propozim tjetër, por më në fund e pranoi propozimin tonë.”

Në fund Borrell tha se pavarësisht përpjekjeve, nuk ishte e mundur të kalohen diferencat. /Paparaci.com/

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci