Të fundit

Krasniqi: Kurti pranoi marrëveshjen pa njohje e me Asociacion, deklarimet e tij janë çmenduri e llojit të vet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi nëpërmjet një postimi në Facebook ka qenë i ashpër me kryeministrin Albin Kurti pas takimit që ky i fundit pati sot në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, takim ky që përfundoi pa asnjë rezultat. Krasniqi ka akuzuar Kurtin se ka pranuar një marrëveshje dhe një aneks me të të cilat ka hequr dorë nga njohja e ndërsjellë me Serbinë dhe ka vendosur Asociacionin dhe autonominë politike të Serbëve në qendër.

Krasniqi në këtë postim është shprehur se qëndrimi refuzues i Kurtit si pasojë e pranimit paraprak është situatë në të cilën Kurti e ka futur vetën.

“Atë që ia kemi thënë shumë herë Kryeministrit Kurti, ai tek sot e paska kuptuar. Me 27 shkurt në Bruksel dhe 18 mars në Ohër, Kryeministri Kurti ka pranuar një marrëveshje dhe një aneks të zbatimit të saj, përmes së cilave ka hequr dorë nga njohja e ndërsjellë, ndërsa ka vendosur asociacionin dhe autominë politike për serbët në qendër të dialogut.”

“Në këtë situatë – të qëndrimit refuzues si pasojë e pranimit paraprak, Kryeministri Kurti e ka futur veten vet. Askush nuk e ka detyruar të pranoj marrëveshjen dhe aneksin e saj të zbatimit, nëse ka qenë i bindur se ato janë të dëmshme.”, Ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi lidhur me deklarimet e Kurtit është shprehur se pasi e ka kuptuar gabimin e tij ka vendosur të bëjë lojëra fjalësh dhe hapa mbrapa, derisa ka konsideruar se ky qëndrim do t’i kushtojë Kosovës.

“Tash, pasi e ka kuptuar se ka gabuar, ka vendosur të bëjë lojëra fjalësh dhe hapa mbrapa. Fatkeqësisht, ky ndryshim i qëndrimit nuk do t’i kushtojë atij, por Kosovës. Kosova dhe qytetarët e saj nuk i kanë borxh asgjë Kryeministrit Kurti – aq më pak sanksionet të cilat tashmë po i vuajmë dhe të tjera që janë paralajmëruar.”, tha Krasniqi.

Ai është shprehur se Serbia ka qenë gjithmonë destruktive, por sot për shkak të Kurtit sipas tij, Kosova është vënë në thumb të kritikës ndërkombëtare dhe Serbia po lirohet nga presioni.

“Një gjë është e qartë: Serbia gjithmonë ka qenë destruktive, duke sulmuar jo vetëm shtetin e Kosovës, por edhe aleatët tanë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj nesh. Por sot, për fatin tonë të keq, me këtë Kryeministër është Kosova ajo që po vihet në thumb të kritikës ndërkombëtare, derisa Serbia po lirohet nga presioni. Faktet janë këto, ndërsa deklaratat e Kryeministrit Kurti janë vetëm arsyetime.”, tha Krasniqi.

Krasniqi i ka quajtur “çmenduri” ato që ai iu referohet si “thirrje populliste për t’u bashkuar kundër perëndimit dhe botës demokratike në një shtet që ka synim integrimin euro-atlantik.”

“Thirrjet populiste për t’u bashkuar kundër perëndimit dhe botës demokratike në një shtet që ka synim integrimin euro-atlantik janë çmenduri e llojit të vet. Qytetarëve dhe shtetit tonë nuk i duhet e nuk i ndihmon ky kurs i konfrontimit me aleatët strategjikë. Sot, para se gjithash, Kosova ka nevojë për një Qeveri tjetër – kredibile, të aftë dhe të përgjegjshme, e cila e rikthen vendin në kursin e nevojshëm të zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik.”, tha Krasniqi. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci