Të fundit

Shokohet Real Madridi, arrestohen katër futbollistë me akuza të rënda

Reali i Madrid në shok. Katër futbollistë – një nga skuadra Castilla dhe tre nga skuadra e tretë – janë arrestuar për përhapjen e videove me natyrë seksuale!

El Confidencial raporton se hetimi nisi nga një akuzë e paraqitur në datën 6 shtator nga nëna e një vajze të mitur.

Gruaja është shprehur se një nga të arrestuarit ka regjistruar një video porno me të bijën. Dhe më pas e ka shpërndarë te të tjerët.

Emrat e të arrestuarve nuk zbulohen për momentin, teksa dyshohet se janë të përfshirë edhe nga futbollistë nga skuadra e parë e Realit.

Katër futbollistët, të cilëve u janë sekuestruar telefonat, janë arrestuar gjatë mëngjesit të sotëm. Pak para nisjes së seancës stërvitore.

Ndërkohë, “Los Blancos” kanë reaguar me një komunikatë zyrtare, aty ku lexohet: “Real Madrid njofton se ka mësuar se një lojtar i Castilla-s dhe tre të Real Madrid C, kanë bërë një deklaratë në polici në lidhje me një ankesë.

Për shpërndarjen e pretenduar të një videoje private në ËhatsApp. Kur të njihemi me faktet e ngjarjes, do të marrim masat e duhura”.

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci