Redaktori i KOHËS, Besnik Krasniqi, ka deklaruar se në deklarimin e së enjtes në Bruksel, kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar për nisjen e themelimit të Asociacionit.
Sipas Krasniqit, Kurti e bëri të ditur formimin e Asociacionit nëpërmjet propozimit për lëvizje drejt zbatimit të Marrëveshjes.
“Kurti na tregoi se Asociacioni ka nisur të ndërtohet. Edhe prezantimi i njohjes de facto po prezantohet gabimisht. De facto është kompromisi i Kosovës i marrë në Marrëveshjen Bazë, në këtë fazë Kosova ka kërkuar njohjen de jure”, ka thënë ai në Konfront të KTV-së.
Krasniqi ka potencuar se Kosova ka hequr dorë nga njohja de jure me Marrëveshjen e Brukselit, “e e ka pranuar njohjen de facto”.