Të fundit

​EANA zgjedh Presidentin e ri dhe anëtarin e ri të Bordit, TASS mbetet i pezulluar nga anëtarësimi

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të mbajtur në Paris të enjten, anëtarët e Aleancës Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA) zgjodhën Fabrice Fries, kryetar dhe CEO i AFP (Francë), si President të ri të organizatës me një mandat 2 vjeçar. Ndërsa, Claudia Nicolae, drejtore e Përgjithshme e AGERPRES (Rumani), u zgjodh anëtare e Bordit të EANA, për një mandat 3-vjeçar. Ata të dy po i bashkohen Elmir Huremovic, Menaxher i Përgjithshëm i FENA (Bosnjë dhe Hercegovinë), Stefano de Alessandri, CEO i ANSA (Itali) dhe Alexandru Giboi, Sekretar i Përgjithshëm i EANA.

“EANA është forumi i përsosur për të nxitur bashkëpunimin midis anëtarëve të saj për çështje me interes të ndërsjellë si përdorimi i AI në redaksi dhe për të bërë zërin e agjencive të lajmeve të dëgjohet për çështje të tilla si mbrojtja e pronësisë intelektuale”, tha Fabrice Fries në Paris sot.

Alexandru Giboi, Sekretari i Përgjithshëm i EANA, tha: “Kam kënaqësinë të mirëpres Presidentin e ri dhe anëtarin e ri të Bordit. Fabrice Fries është një menaxher mediash i njohur dhe i respektuar në mbarë botën, me përvojë të madhe në biznesin e agjencive të lajmeve dhe EANA mund të përfitojë vetëm nga mandati i tij si President”

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme, anëtarët votuan gjithashtu për një propozim për përjashtimin e agjencisë së lajmeve TASS (Rusi) nga Aleanca. Kërkesa u mor nga Ukrinform, agjencia kombëtare e lajmeve ukrainase dhe, pas votimit, TASS nuk u përjashtua, por mbeti i pezulluar nga statuti i anëtarit të EANA.

Ndërsa, më 30 shtator të vitit 2022 Agjencia e lajmeve KosovaPress zyrtarisht ishte pranuar anëtarja e 33-të me të drejta të plota në Aleancën Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA) dhe është duke marrë pjesë në punimet Asamblesë së Përgjithshme të EANA-s.

Rreth EANA

E themeluar më 21 gusht 1956, pas një konference në Strasburg, EANA është një forum bashkëpunimi dhe shkëmbimi i njohurive të biznesit të agjencive evropiane të lajmeve. EANA përbëhet nga 32 agjenci lajmesh dhe promovon gazetari cilësore, të drejtën e autorit, aksesin në informacion cilësor, zhvillimin teknologjik të medias dhe, së fundi, por jo më pak e rëndësishme, lirinë e shtypit.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci