Të fundit

Deputeti gjerman: BE-ja mos t’ia tolerojë Vuçiqit mosvendosmërinë në orientimin mes Brukselit dhe Moskës

Deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Reinhard Butikofer, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të fillojë që t’i thotë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që të vendosë për rrugën që duhet të ndjek mes asaj të Brukselit dhe Moskës.

Ai ka deklaruar se BE-ja nuk duhet të tolerojë më sjellje të tilla të Vuçiqit.

“BE-ja duhet të fillojë t’i thotë Aleksandar Vuçiqit, presidentit të Serbisë se të mos vendosësh mes orientimit të Moskës dhe orientimit të Brukselit nuk është më e tolerueshme. Nëse ai dëshiron të luajë një rol si njeriu i Putinit në Ballkanin Perëndimor dhe të ndjekë një agjendë më të madhe të Serbisë, ai mund të përpiqet ta bëjë këtë”.

“Por pastaj, perspektiva e anëtarësimit zhduket dhe fluksi i parave shterohet. Dhe ai do të duhet të durojë BE-në si një kundërshtar të vendosur. Detyrojeni të jetë i sinqertë me popullin serb: Vazhdimi i ekuivokimit nuk është një opsion për Serbinë për një perspektivë të BE-së”.

“Minimi i stabilitetit, sigurisë dhe progresit demokratik të Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës nga Serbia duhet të ndalet tani! ShBA-ja dhe BE-ja duhet të ndryshojnë drejtimin. Nacionalizmi agresiv nuk ka vend në Evropë. Bëjeni Serbinë të zgjedhë. Unë besoj se njerëzit do të zgjedhin Evropën”, ka thënë Butikofer./Klankosova.tv

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci