Të fundit

Tentim-vrasje sikurse në filma, gjuhet me armë nga një veturë te tjera në Prishtinë

Një tentim-vrasje ka ndodhur të enjten në mes të ditës në Prishtinë.

Rreth orës 12:00, persona ende të panjohur për Policinë kanë gjuajtur nga një veturë në drejtim të një veture tjetër.

Katër gëzhoja ka gjetur Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar 4 gëzhoja, të cilat dyshohet se kanë mbetur si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një veturë në drejtim të një veture tjetër, të cilat ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, ka njoftuar policia.

Nuk raportohet për të lënduar, lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.

Rasti është nën hetime në drejtim të veprës penale “Vrasje në Tentativë”.

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci