Të fundit

Vritet komandanti i njësisë elitare ruse

Vasiliy Popov, komandanti i Regjimentit Sulmues Ajror të Gardës Ruse 247,është vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë, sipas një raporti të Institutit për Studimin e Luftës (ISW)

Kjo e bëri atë komandantin e dytë të Regjimentit 247 që u vra në aksion që nga fillimi i luftës në Ukrainë, pasi Konstantin Zhizevski u vra në muajin shkurt të vitit të kaluar.

Studimi amerikan thekson se Vasilij Popov vetëm pak kohë më parë zëvendësoi Piotr Popovin si komandant i regjimentit 247.

Supozohet se anëtarët e regjimentit në fjalë veprojnë në rajonet Donetsk dhe Zaporizhia.

ISW kishte përcaktuar më parë se forcat relativisht elitare të regjimentit po kryenin kundërsulme të kufizuara në sektorë kritikë të vijës së përparme dhe vlerësoi se vdekja e komandantit do ta dobësonte më tej njësinë.

Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci