Të fundit

Petkoviq: BE herë të parë ka thënë se faji për dështimin e dialogut është i Kurtit

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë se edhe pse bisedimet në Bruksel dështuan, “Beogradi së paku mund të jetë pak i kënaqur, sepse në raportet pas takimit shkruhej se Beogradi nuk ka faj, ka treguar konstruktivitet dhe se Albin Kurti ishte ai për të cilin dialogu dështoi”.

“Dje në Bruksel u përpoqëm të ruanim paqen dhe jetën e njerëzve, patëm një ditë të vështirë. Nuk ka negociata teknike në Bruksel, por negociata në kushte të pamundura. Vuçiq po flet me Kurtin, i cili refuzon gjithçka”, ka thënë Petkoviq për televizionin publik serb RTS për dialogun e djeshëm mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Ai ka theksuar se shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka thënë qartë se Kurti nuk është i gatshëm të formojë Asociacionin, transmeton Paparaci.

“Beogradi është një palë e cila kërkon kompromis, por BE-ja gjithmonë pas dialogut ka thënë se të dyja palët duhet të shkojnë drejt një kompromisi, por tani BE-ja për herë të parë ka thënë se Kurti është ai që ka bërë që dialogu të dështojë”, ka pretenduar Petkoviq.

Mirëpo, sipas fjalëve të tij, “Beogradi pas bisedimeve të djeshme së paku ka mundur të jetë pak i kënaqur sepse në raportet pas takimit është shkruar se Beogradi nuk ka faj, ka treguar konstruktivitet dhe në anën tjetër kemi Kurtin”.

“Këto negociata nuk kanë mbaruar, ne po luftojmë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. BE tregoi se në cilën anë është problemi, sa herë jemi kthyer nga Brukseli dhe e kemi dëgjuar këtë deklaratë për dy palët”, ka pretenduar Petkoviq, duke shtuar se kompromisi do të thotë jetë dhe se “duhet të respektohen të gjitha marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015”.

Kur është fjala për zgjedhjet në veri të Kosovës, Petkoviq thotë se edhe pse Kurti e ka refuzuar formimin e Asociacionit, normalizimin dhe deeskalimin, Vuçiq ka thënë se do të bisedojë me serbët për zgjedhjet.

“Perëndimi e krijoi pavarësinë e Kosovës dhe sado që Kurti është një djalosh i prapë do të mundohen ta mbajnë atë pavarësi dhe ne do ta luftojmë sepse nuk kemi zgjidhje tjetër”, ka përfunduar Petkoviq./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci