Të fundit

ShBA-ja i jep grant 34 milionë euro Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler, kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 34.72 milionë euro.

Presidentja Osmani e falënderoi ShBA-në për ndihmën ndaj Kosovës.

“Së bashku le të vazhdojmë të shkruajmë kapituj të rinj të partneritetit mes Kosovës dhe ShBA-ve”, tha Osmani.

Marrëveshja e përbashkët parasheh mbështetjen e aktiviteteve të USAID-it në Kosovë.

Fondi do të mbështesë qëllimet strategjike të ShBA-së për Kosovën, tha ambasadori i ShBA-ve, Jeffrey Hovenier pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“Që nga viti 1999, ShBA-ja ka investuar më shumë se 2 miliardë dollarë në Kosovë”, ka thënë Hovenier.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci