Të fundit

Haradinaj: Me Thaçin dhe Rugovën ishte krejt ndryshe, me Kurtin vështirë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është ankuar se është e vështirë të dialogohet me kryeministrin Albin Kurti.

Ai, në takimin e organizuar nga “Grupi për Ballkanin” të premten, tha se si parti opozitare nuk po mund që të kontribuojnë në procesin e dialogut, përderisa në kohën e ish-presidentët Ibrahim Rugova e Thaçi, ishte krejt ndryshe.

“Mund t’i përmend disa mësime që i kam mësuar vetë, por gjatë kohëve të vështira, kur ka qenë presidenti Rugova ose Thaçi ka pasur një mënyrë komunikimi, dhe tani jemi të shqetësuar që nuk po mund të komunikojmë ose kontribuojmë në dialog. Ky është shqetësimi ynë që nuk po mund të komunikojmë, nuk e kemi një tryezë ose grup për këtë temë”, tha Haradinaj.

Në këtë tryezë, morën pjesë edhe Baronesha Catherine Ashton dhe Philipp Reeker, ambasador amerikan dhe ish-zyrtar i lartë i ShBA-ve.

Baronesha Cathrine Ashton tha se ajo që po bën Kosova dhe Serbia është e vështirë dhe e rrallë, sepse nuk ndodh në shumë vende të botës.

“Ajo çfarë po provoni të bëni është për të ardhmen. Ju duhet të njihni dhe të respektoni të kaluarën, të njihni dhe të respektoni njerëzit që kanë vuiajtur, shumë njerëz. Dhe duhet ta dini se ajo çfarë po bëni dhe keni bërë në të kaluarën është që ta bëni të ardhmen më të mirë. Dhe kjo kërkon kurajë dhe lidership. Dhe është diçka e rrallë që ndodh në botë, ju s’mund ta gjeni shpesh. Por e gjeta këtu dhe në Serbi”.

Ajo tha se negociatat për arritjen e marrëveshjes në vitin 2013 kanë qenë të ndërlikuara, por më sfidues sipas saj u bë pastaj implementimi.

Ashton tha se edhe Josep Borrell, që tanimë është në postin që kishte ajo, po e bën të njëjtën, derisa për emisarin Miroslav Lajçak shtoi se e do suksesin e këtij procesi.

 

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci