Të fundit

Konjufca: Nuk pranojmë bosnjëzimin e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke komentuar takimin dje në Bruksel midis kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq tha se BE-ja ka qasje të pa balancuar.

Konjufca kritikoi BE-në se kërkesat tyre ndaj Kosovës korrespondojnë me kërkesat e Serbisë.

‘’Jo të gjitha marrëveshjet mund të pranohen. Qasja e BE-së është e pa balancuar sepse të gjitha kërkesat që parashtrohen në drejtim të Kosovës korrespondojnë me ato që po na i kërkon neve Serbia. Siç është dorëheqja pa kurrfarë procedure të kryetarëve të komunave, zhvleftësimi i procesit demokratik dhe i ligjshmërisë të institucioneve tona. Të gjitha këto janë kërkesa të Serbisë dhe fatkeqësisht BE-ja po na i kërkon këto. Ne nuk mund ta shkelim shtetin ton’’.

Kryeparlamentari Konjufca tha se nuk pranojnë themelimin e një asociacionin që është kundër kushtetues.

“Është e papranueshme për Kosovën. Kjo ka qenë edhe arsyes në shtator palët kanë pasur një përpjekje shtesë për të ja dhënë një zgjidhje ngërçit që është krijuar përmes asaj që me zgjerua përmbajtjen e marrëveshjes dhe më bë gjithëpërfshirëse që me ja rritë substancën politike. Përmes marrëveshjes së Ohrit është përpjekur që me u rregullua marrëdhënia e jashtme Kosovë-Serbi dhe këtë e rregullon neni 2 i marrëveshjes së Ohrit ku thotë se shtetet do të funksionojnë si dy shtete sovrane sipas principeve të kartës së  Kombeve të Bashkuara. Dhe në këtë kuadër të transformimit të marrëdhënieve kur ato bëhën miqësore Kosova e themelon Asociacionin. Përndryshe Kosova nuk ka obligim që të ja jep Asociacionin Serbisë dhe ne të mbetemi të panjohur nga ana e Serbisë e të luftohemi, kjo do të ishte katastrofike dhe me pasoja të mëdha”.

Kryeparlamentari Konjufca tha se  nuk pranojnë Bosnjëzimin e Kosovës.

“Nuk do të lodhemi kurrë që edhe më tutje të argumentojmë me bashkësinë ndërkombëtare se kjo është një pozicionim që Kosova nuk hec dorë sepse po të hicte dorë mund të qojmë në Bosnjëzimin e Kosovës. Populli e ka votu VV-së për ta stopuar procesin e Bosnjëzimin e Kosovës. Asociacioni është pranuar prej qeverive të kaluara nuk mund ta kthejmë në pikën zero. Ne e kuptojmë që Kosova nuk ka kapacitete me kthy në zero atë proces. Por, në mënyrë që me realizua ne obligimin tonë, a mund të na garantoni që Serbia nuk do ta përdor këtë mekanizëm për me minu shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare nuk po jep garanci. Bashkësia ndërkombëtare duhet me dhanë garanca të fuqishme jo vetëm fjalë goje”, deklaroi Konjufca.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci