Të fundit

Mësohet kur do të shpallet vendimi i UEFA-s për skandalin në Rumani

Komisioni Dispilinor i UEFA-s ka njoftuar mbrëmë se ka nisur hetimet kundër kombëtares rumune lidhur me organizimin e ndeshjes ndaj Kosovës, të zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Rumania përballet me gjashtë akuza, njëra ndër to edhe racizmi. Huliganët rumunë kanë shpalosur një baner me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, çfarë ka shtyrë deri në ndërprerjen e ndeshjes për rreth 50 minuta.

Gazetari i njohur i sportit në Rumani, Horia Ivanovici ka njoftuar se kur pritet të merret vendimi dhe dënimet që mund të marrë Rumania.

“Ka mundësi që vendimi për kombëtaren të merret javën e ardhshme. Të shohim nëse stadiumi do të pezullohet tërësisht, pjesërisht, nëse luhet pa spektatorë apo jo. Mbi 80% mundësi që vendimi të merret. Le të shpresojmë që të mos na mbeten pa tifozë për ndeshjen e Zvicrës. Do të çmendesha nëse do ta humbnim kualifikimin në ndeshjen e fundit kundër Zvicrës, me një stadium bosh. Do të futeshim në historinë e futbollit për atë që mund të ndodhte.

Unë i besoj Burleanut sepse ai është i fortë atje. Ai nuk do të jetë në gjendje të ndryshojë rregullat, por autoriteti dhe reputacioni i tij si një njeri serioz do të ketë shumë rëndësi. Dhe kam besim se do t’i luajmë ndeshjet, të paktën me gjysmën e stadiumit të mbushur ose me lëndinë të mbyllur”, ka thënë Horia Ivanovici për “FANATIK”, transmeton Paparaci.

Ndeshja mes Rumanisë e Kosovës ka përfunduar në të mirë të rumunëve me rezultat 2:0, duke ia shuar shpresat Kosovës për një vend në Kampionatin Evropian.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci