Të fundit

Publikohet propozimi i BE-së të cilin e pranoi Vuçiqi dhe Kurti e refuzoi

Është bërë publik dokumenti i cili është pranuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, por është refuzuar nga kryeministri Albin Kurti të enjten në tavolinën e negociatave në Bruksel.

Dokumenti është publikuar sot nga mediumi Koha.net, transmeton Paparaci.

Sipas dokumentit, krijimi i instrumentit të vetëmenaxhimit për serbët, njohja e dokumenteve të ndërsjella dhe simboleve kombëtare, shpërbërja e strukturave të administruara nga Serbia në Kosovë dhe tranzicioni i tyre në instrumentin e vetëmenaxhimit si dhe nisja e negociatave për marrëveshje ligjërisht të obligueshme, janë disa nga pikat e propozimit të Bashkimit Evropian për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e djeshëm në Bruksel.

Në dokument parashihet nisja, përfundimi dhe krijimi i instrumentit të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës.

Dokumenti kërkon përfundim të procedurave të brendshme në Kosovë për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe.

Në dokument parashihet edhe krijimi i grupeve të ndara punuese të drejtuara nga BE-ja për implementimin e veprimeve të përmendura në pikën 6 të marrëveshjes.

Dokumenti flet edhe për organizmin e një konference të donatorëve, për përgatitje për projekte të përbashkëta.

Teksti i plotë

Pika 1, 7 dhe 10 – Nisja e procesit të negociatave për statutin e instrumentit të vetmenaxhimit për serbët e Kosovës

Serbia më nuk insiston në përdorimin e yllit dhe fusnotës dhe pjesëmarrjes së UNMIK-ut në forumet rajonale

Pika 7 dhe 10 – Përfundimi i negociatave për Statutin e instrumentit të vetmenaxhmit për serbët e Kosovës

Pika 3 – Palët nuk do të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të njëra-tjetrës dhe do të përmbahen nga çfarëdo forme e dhunës ose kërcënimit me dhunë

Pika 7 dhe 10 – Themelimin e instrumentit të vetmenaxhimit për serbët e Kosovës

Shpërbërja e strukturave të administruara nga Serbia në Kosovë dhe tranzicioni i tyre, i përshtatshëm, nën instrumentin e vetmenaxhmit për serbët e Kosovës

Pika 1 – Njohja e dokumenteve respektive dhe simboleve shtetërore

Marrëveshje për udhërrëfyesin obligues në implementimin e obligimeve të dala nga marrëveshjet nga bisedimet e mëparshme.

Pika 7 – Formalizimi i statusit për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë

Pika 8 – Marrëveshjet praktike për shkëmbimin e misioneve permanente

Pika 4 – Serbia nuk kundërshton anëtarësimin e Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare

Pika 7 – Kompletimi i procedurave të brendshme në Kosovë për mbrojtjen e vendeve fetare dhe të trashëgimisë kulturore serbe

Pika 6 – Themelimi i grupeve të ndara punuese të prira nga BE-ja për implementimin e veprimeve të përmendura në pikën 6 të marrëveshjes

Pika 9 – Organizimi i konferencës së donatorëve; përgatitja e projekteve të përbashkëta nga palët

Pika 6 – Nisja e negociatave për Marrëveshjen ligjërisht të obligueshme për normalizimin gjithëpërfshirës

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci