Të fundit

Lirohet kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi

Është liruar nga paraburgimi kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Kërkesa për lirim nga paraburgimi për Krasniqin është bërë nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe është aprovuar nga Gjykata.

Sipas detajeve të para, masa e paraburgimit është zëvendësuar me masën e ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar.

Krasniqit nuk do të mund t’i afrohet në më shumë se 50 metra objektit të Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës dhe personave që janë të punësuar në KEK.

Krasniqi ishte arrestuar më 19 prill, nën dyshimet për tri vepra penale, të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interesit. Rasti përfshin dy kontrata njëburimore në vlerë 3.5 milionë euro./Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci