Të fundit

“Kur u ktheva, familja kishte qelë të pame për kryeshnosh”: Rrëfimi i padëgjuar më parë i ish-ushtarit të UÇK-së

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Hoti ka rrëfyer një ngjarje të pazakontë të luftës.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin Paradoks me Vehbi Kajtazin, Hoti ka treguar një rrëfim personal të plagosjes së tij në luftë.

Hoti, një personazh i luftës por edhe i disa ngjarjeve të krimit të pasluftës, rrëfen se si ishte plagosur derisa po bartte armë në kufirin mes Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë, të njohur si kufiri shqiptaro-shqiptar.

“Më 17 korrik 1998 kemi ra në pritë nga forcat serbe, te Rrasa e Zogut në kufirin shqiptaro-shqiptar. Aty janë vra shumë shokë dhe janë plagosë shumë. Dëshmori i kombit Bashkim Kerolli është vrarë, unë aty jam plagosë. Si i ri më kanë kapur disa bashkëluftëtarë sepse mua më ka rënë të fikët nga plagosja. Më pasë kemi shkuar në Tropojë, kemi shkuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Pas një muaji, Bekim Berisha – Abeja, na ka marrë disa të rinj që kemi qenë dhe na kanë futur në Kosovë prapë”, rrëfen ai.

Familja e tij, në fshatin Polac të Skenderaj, ndërkohë kishin çelur të pame për kryeshnosh për djalin e tyre.

“Është e veçantë se kur jam kthyer në Kosovë, familja ime kishin menduar se unë jam vrarë. Kanë qelë të pame për mua, për kryeshnosh”, shpjegon ai historinë e veçantë të luftës.

“Ishte ndjenjë e veçantë”, vazhdoi ai. “Ata [familja, v.j] u gëzuan. Disa edhe qeshnin”.

Agim Hoti, në këtë intervistë për Paparacin, rrëfen edhe se si pasluftës kishte kryer dy atentate ndaj Anton Berishës, ish-drejtorit të Bordit të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit. Berisha më vonë do të ngjitej në karrierë. Do të bëhej deputet e zëvendësministër i Punëve të Jashtme.

Por, Hoti do të shkonte në burg. Pas vuajtjes së dënimit me burg, ai është risocializuar dhe punon në media.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci