Të fundit

Bislimi: Dje, BE-ja dhe Serbia nuk paraqitën asgjë – vetëm Kurti prezantoi draft substancial

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë se në takimin e fundit të mbajtur në Bruksel, as Bashkimi Evropian e as Serbia nuk paraqitën asnjë propozim.

Sipas Bislimit, BE-ja dhe Serbia në takimin e mbajtur dje këmbëngulën për të akomoduar kërkesën e Serbisë për t’u fokusuar vetëm në Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Drafti i fundit i të dërguarit special të BE-sē për sekuencimin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike, u nda me kryenegociatorin e Kosovës më 19 korrik. Ofronte një modifikim margjinal në krahasim me draftin e mëparshëm. Në takimin e nivelit të lartë me 14 shtator në Bruksel vetëm Kryeministri i Kosovës prezantoi një draft substancial dhe gjithëpërfshirës”, tha Bislimi.

Më tej, ai tha se çdo raportim alternativ është një shtrembërim i qartë dhe i qëllimshëm i së vërtetës.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci