Ekipi i Ismet Munishit, Ferizaj ka regjistruar humbjen e parë këtë edicion në Ligën e Parë. Ferizaj, të premten u mposht në shtëpi nga Prishtina e Re, me rezultatin 4:2. Kjo ndeshje i takoi xhiros së katërt dhe u zhvillua në kuadër të Grupit B.
Për Ferizajn, kjo është humbja e parë që erdhi pas dy fitoreve dhe një barazimi në tri xhirot e para të këtij edicioni.
Pjesa e parë e takimit përfundoi 2:1 në favor të Prishtinës së Re, e cila në pjesën e dytë shënoi edhe dy gola për ta konfirmuar fitoren ndaj Ferizaj.
Për Prishtinën e Re, kjo është fitorja e tretë këtë edicion, e cila e ngrit në kuotën e 9 pikëve, dy më shumë se Ferizaj.
Ndërkohë, të premten edhe zhvilluar edhe një ndeshje tjetër e kësaj xhiroje, por në kuadër të Grupit A.
Skuadra e Trepçës ’89 ka triumfuar në udhëtim te Rilindja 1974, të cilën e mposhti me rezultatin bindës 3:0.
Me këtë fitore, 89-shi tubon 8 pikë derisa skuadra e Rilindjes mbetet në kuotën e 4 pikëve të mbledhura pas katër ndeshjeve të luajtura.