Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim të dyshuarin për vrasjen e rëndë e cila ka ndodhur në Podujevë para 4 ditësh.
Policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarit dhe po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.
Informatat për të mund të jepen në numrin e telefonit 192.
Ky është njoftimi:
Kërkesë për bashkëpunim për identifikimin e personit të dyshuar
Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit të dyshuar.
I dyshuari, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 11.09.2023, në Podujevë.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192. /Paparaci.com/