Të fundit

Zëdhënësi i AAK-së: Turizmi i Albin Kurtit në dialog çdo ditë e më shumë po e degradon progresin e Kosovës

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka thënë se kryeministri Kurti ka zgjedhur që çmenduria politike e tij të jetë e vetmja busull orientuese.

Xhemaili përmes një postimi në Facebook ka thënë se i pëlqeu ose jo Kurtit, trajektorja e zhvillimit të shtetit është shkruar nga ata që morën përgjegjësi.

“Është për keqardhje që turizmi i Albin Kurtit në dialog çdo ditë e më shumë po e degradon progresin e Kosovës. Të jesh Kryeministër i vendit do të thotë të marrësh përgjegjësi para partnerëve ndërkombëtarë por edhe të tregosh se Kosova është serioze në shtetndërtim. Deshte apo s’deshte trajektorja e zhvillimit të shtetit është shkruar nga ata që morën përgjegjësi, të pëlqeu apo jo”, ka thënë Xhemaili.

Ai ka shtuar se Kurti do të mbahet mend si autokrat e izolacionist.

“Thellimi i sanksioneve dhe futja e Kosovës në qorrsokak e bën shtetin të brishtë, të vetmuar dhe pa shpresë. Këto sanksione në fund kanë me qenë pazari i Albin Kurtit për ta pranuar asociacionin duke e shurdhuar brohoritjen e tij për “njohjen në qendër”. Kompleksi i Albinit për t’u mbajtur në mend si patriot me zëra të dëshpëruar militantësh e me strategji plotësisht të gabuar e bën atë të mbahet në mend si autokrat e izolacionist”, është shprehur ai.

Xhemaili ka thënë se fronti për zgjidhje të qëndrushme me Serbinë me njohje reciproke, është front i përbashkët.

“Fronti për zgjidhje të qëndrushme me Serbinë me njohje reciproke, është front i përbashkët. Albin Kurti ka zgjedhur që çmenduria politike e tij të jetë e vetmja busull orientuese. Gjatë kësaj kohe pashmangshmërisht është formuar fronti i përbashkët i popullit që e kuptoi mashtruesin dhe mashtrimet”.

“Politika e Kosovës ka vetëm një konstante, popullin që don dhe din të bëj ndryshimin. Ështe më se e nevojshme të procesohet mocioni i votëbesimit në mënyrë që të jepet hapësira për zgjedhje dhe të lirohet ngulfatja kolektive qe e shkaktoi ky Kryeministër mashtrues e i papërgjegjshëm”, ka përfunduar Xhemaili.

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci