Të fundit

Abdixhiku: Këtë javë në Prishtinë kanë nisur zgjedhjet e LDK-së në 4 nëndegët e para

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë sot se këtë javë kanë nisur zgjedhjet në katër nëndegët e kësaj partie në kryeqytet.

Përmes një postimi në “Facebook”, Abdixhiku ka njoftuar se ka regjistrim dhe pjesëmarrje masive të anëtarësisë.

“Këtë javë në Prishtinë kanë nisur zgjedhjet në 4 nëndegët e para. Ky proces jo vetëm që ka nisur mbarë, por me pjesëmarrje masive të anëtarësisë e qytetarëve që besojnë në ‘Rrugën e Re’ e programin e djathtë të Lidhjes Demokratike, ai po shndërrohet në konfirmim të besimit qytetar ndaj punës tonë.

Kemi parë energji të jashtëzakonshme tek secili, kemi parë rini e gra si asnjëherë më parë. Kemi parë entuziazëm e mobilizim për platformën tonë. Po e mbyllim javën me përplot gëzim“, tha ai.

Abdixhiku tha se synim është që të marrin pjesë 5000 anëtarët e anëtarësisë.

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci