KB Peja ka bërë një rikthim senzacional në gjysmëfinalen e Superkupës së Kosovës në basketboll.
Në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, “Shqiponjat” mposhtën Golden Eagle Yllin, me rezultat 79-72.
Skuadra suharekase e mbylli pjesën e parë në epërsi 41-30, ndërsa gjatë çerkeut të tretë thelluan epërsinë deri në 17 pikë.
Por djelmoshat e Rami Hadar nuk u dorëzuan dhe arritën të bejnë mrekullinë, duke e përmbysur rezultatin dhe siguruan finalen e Superkupës.
Në finale Peja do të takohet me KB Trepçën e cila sot fitoi ndaj Sigal Prishtinës.