Të fundit

Përleshen me thika dy të mitur në Gjakovë, përfundojnë në spital

Dy të mitur dyshohet se janë përfshirë në një përleshje me thika në Gjakovë dhe të dy pas përleshjes janë dërguar në Spitalin Rajonal, për shkak të lëndimeve që i kanë marrë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar në lidhje me këtë rast.

“Sot rreth orës 11:25 dy persona (meshkuj të mitur) pasi dyshohet se ishin përfshirë në një përleshje fizike në rrugën “UÇK” në Gjakovë, janë dërguar në Spitalin Rajonal për shkak të lëndimeve (dyshohet nga mjet i mprehtë-thikë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit. Është bërë egzaminimi i vendit të ngjarjes si dhe është arrestuar një i dyshuar”, ka thënë Elezaj.

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci