Të fundit

Konjufca: Na është dukur “deal” i mirë që Kosova ta bëjë Asociacionin e vitit 2013 dhe ta fitojë njohjen de facto

Kryetari i Kuvendit i Kosovës, Glauk Konjufca, e ka pranuar se me Marrëveshjen Bazë të arritur në Bruksel dhe Aneksin në Ohër, Kosova ka pranuar ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe sipas Marrëveshjes së vitit 2013 dhe ta marrë njohjen de facto nga Serbia.

“A e din çka është kjo Marrëveshja e Ohrit se po e di ku po don me dal”, i tha Konjufca gazetares Jeta Xharra.

“Neni 7 i Marrëveshjes së Ohrit është – se dy pjesë janë këtu njohja de facto edhe qyky Asociacioni – me mujtë Kosova, kurgjo pa e ngarku Kosovën më shumë se që ka pranu Qeveria Thaçi 2013, kurgjo ma shumë për mos me dhanë për me arritë t’i me fitu njohjen de facto. Qekjo na është dukë neve deal (marrëveshje) e mirë”.

“Unë kam thënë nuk është mirë Asociacioni të bëhet, por për këtë shteti i Kosovës i ka dy mundësi ta zhbëjë krejt, sikur kur futesh në do procese qe don me i zhbë…”.

“Dy mundësi janë: të futet shteti i Kosovës në mohim të plotë të obligimeve ndërkombëtare edhe me thonë ne po vazhdojmë rrugën tonë, ose mu mundu shteti i Kosovës të arrij t’ia ndryshojë karakterin obligimit pa e dëmtu shtetin e Kosovës”.

Kemi biseduar gjatë me kryeministrin. Ne kemi ardhur në përfundimin që më i mirë është opsioni B, sesa opsioni A. Opsioni A e shtin Kosovën me një rrugë të cilës nuk di a mund t’i dalim në fund.

“Nëse e merr fuqinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare, shtetësinë e saj dhe konsolidimin e saj nivelin e saj në marrëdhënie ndërkombëtare…”.

“Prej vitit 2013 nuk kemi mundur të lirohemi kurrë…”.

Video nga Paradoks

"Jam politikani i parë që jam deklaru publikisht që jam ateist": Dardani flet gjerësisht për bindjet e tij e hoxhallarët, bën krahasimin me vende tjera - "Bota kish qenë ma e mirë"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci