Të fundit

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Çeki

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke, të vlefshme për kualifikim në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 12 tetor, në stadiumin “Air Albania”.

Federata Shqiptare e Futbollit (FShF) njoftoi të premten mbrëma për nisjen e shitjes së biletave, teksa interesimi u pa se ishte jashtëzakonisht i madh.

Në mëngjesin e ditës së sotme (e shtunë) mund të shihet se janë shitur të gjitha biletat.

Stadiumi “Air Albania” ka kapacitet prej 22 mijë vendeve. Kësisoj, atmosfera dhe përkrahja e madhe nga tifozët kuq e zi nuk do të mungojë as në ndeshjen e ardhshme.

Shqipëria është në rrugë të mirë për të siguruar kualifikimin në “Euro 2024”.

Kombëtarja shqiptare prin në Grupin E me 10 pikë. Çekia është e dyta me 8 pikë, por me një ndeshje më pak.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci