Sot do të zhvillohen tri ndeshje në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës.
Ndeshja kryesore e ditës do të jetë përballja mes Gjilanit e Malishevës, që është duke kaluar në formë fantastike.
Ndërsa, Dukagjini e pret kampionin e Kosovës, Ballkanin, që ka bilanc vetëm të fitoreve.
Ndërkohë, Llapi i shkon Feronikelit 74, që ka vetëm një pikë nga katër takime.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 15:00.