Të fundit

Instituti Musine Kokalari: Dështimi për t’i miratuar ligjet nga fusha sociale po i lë qytetarët pa mbrojtje adekuate

“Dështimi për t’i përditësuar dhe miratuar këto ligje në kohën e duhur po i le qytetarët pa mbrojtje adekuate, po pengon zhvillimin ekonomik e social, si dhe po i përjetëson çështjet sistematike që kanë nevojë urgjente për reformë”, ka vlerësuar Instituti për Politika Soiale Musine Kokalari.

Në një raport që ka publikuar ky Institut, si rezultat i një monitorimi të zbatimit të Agjendës Legjislative nga Fusha Sociale për periudhën janar – korrik 2023, thuhet se stagnimi dhe vonesat e dukshme në zbatimin e agjendës legjislative nga fusha sociale përgjatë viteve 2022/2023 paraqesin një situatë shqetësuese. “Një mori ligjesh thelbësore që trajtojnë aspekte të rendësishme të shoqërisë, si të drejtat e punëtorëve, shërbimet sociale, sigurimet shëndetësore etj. ose janë hequr tërësisht nga agjenda legjislative ose mbeten të pa adresuara”, thuhet në përfundimet e këtij raporti.

Raportin e plotë të mbështetur nga Swedish International Development Cooperation Agency (SIDA) mund ta lexoni në vegëzën përkatëse: https://bit.ly/464DGeg

Video nga Paradoks

"Ky veç po u jep peshqi": Pse populli po vazhdon ta zgjedh VV-në? Doarsa flet për sondazhet - "Nesër me shku n'zgjedhje jemi gati"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci