Të fundit

Kurti përgëzon Kamberin për angazhimin në afirmimin e shqiptarëve në Luginë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar dhe i ka ofruar mbështetje deputetit shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, për angazhimin dhe vendosmërinë për afirmimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në një takim që e patën të shtunën në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, Kurti foli për takimin e kësaj jave të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel dhe qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Ndërkaq, deputeti Kamberi e njoftoi kryeministrin me zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevë. Ai theksoi se bashkë me deputetët boshnjak të SDA ka inicuar pesë projektligjeve ndër të cilat ai për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave; për selitë dhe territorin e gjykatave; për ndryshimin e ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare; për ndryshimin e Rregullorës së parlamentit ashtu që listat e pakicave të kenë mundësinë e krijimit të grupit parlamentar me tre deputet e jo me pesë siç kërkohet për partitë qëndrore, si dhe projektrezolutën për Srebrenicën”, thuhet në njoftim.

Kamberi, sipas njoftimit, theksoi se fatkeqësisht këto iniciativa po pengohen nga kreu i parlamentit të Serbisë duke mos u futur në rend të ditës as edhe për t’u diskutuar.

“Kryeministri e përgëzoi deputetin Kamberi për angazhimin dhe vendosmërinë dhe i ofroi mbështetjen e plotë për afirmimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, thuhet tutje në njoftim.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci