Të fundit

Kurti darkë me baroneshën Ashton, ish-kryediplomaten e BE-së

Kryeministri Albin Kurti ka shtruar mbrëmë një darkë për ish-baroneshën Ashton.

Kurti njoftoi se me Ashton kanë folur për politikën dhe çështjet evropiane dhe rajonale.

Tutje, Kurti tha se edhe pse ka kaluar kohë disa çështje janë ende të njëjta.

“Kam shtruar një darkë mbrëmë në periferi të Prishtinës për ish Baroneshën Ashton të HR/VP të BE-së, me të cilën kam diskutuar për politikën dhe çështjet evropiane dhe rajonale. Edhe pse rolet tona janë të ndryshme sot në krahasim me dhjetë vjet më parë, ne përballemi me shumë nga të njëjtat çështje”, ka thënë Kurti.

Në takimin e të enjtes në Bruksel, Kurti u tha ndërmjetësuesve të dialogut se në tryezë nuk e kanë më Baroneshën Ashton, Hashim Thaçin e Ivica Daçiqin./Express

 

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci