Të fundit

Këngëtari i njohur shpreh dëshirën për hyrje në Big Brother

Tiri Gjoci ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e edicionit të tretë të “BBV”.

I ftuar ditën e sotme në një intervistë në “Wake Up”, këngëtari u shpreh se është një person që i ka qejf garat dhe ka shumë për të dhënë.

“Me thënë të drejtën kam shumë qejf më tepër si eksperiencë. Me thënë të drejtën unë jam tip që nuk i kam shumë qejf vendet e mbyllura dhe më duket si një sfidë me veten. Plus jam një tip që e kam shumë qejf garën me thënë të drejtën. Në momentin që futem në garë, këtu ndryshoj dhe luftoj goxha.

E para e punës, besoj se kam goxha për të dhënë. Votoni Tiri Gjocin sepse nuk do ju zhgënjejë kurrë! Kam aspekte të tjera që njerëzit nuk ia kanë apsolutisht idenë. Tirin e njohin si një njeri serioz, që është mendjemadh, nuk e di pse. Në rast se do futem atje, jam e sigurt që do jetë komplet e kundërta,”tha Tiri.

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci